Barcelona po vazhdon të mendojë për përforcimet që mund të bëjë gjatë merkatës së verës për përforcuar skuadrën.
Sipas mediave spanjolle, katalanasit janë hedhur në sulm për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili shikohet si zëvendësuesi ideal o Roland Araujo. Ky i fundit mund të largohet nga blaugranat nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje mes tyre për të vazhduar bashkëpunimin.
Napoli nëse merr një ofertë të mirë nga Barcelona, mund ta lënë të lirë të largohet nga napolitanët.
Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja në mes Ronald Araujo apo do transferohet te Barcelona Koulibaly.
Araujo kishte refuzuar propozimin e parë të Barcelonës dhe në tavolinë ka edhe shumë oferta të tjera nga skuadrat angleze. Ndërkohe siç raportohet dëshira e Araujo është të qëndrojë në “Camp Nou”. /f.a/abcnews.al