Koulibaly e pranon: Erdha tek Al-Hilal për para, dua të ndihmoj familjen time

schedule18:20 - 27 Qershor, 2023

schedule 18:20 - 27 Qershor, 2023

Mbrojtësi senegalez u largua nga Chelsea pas vetëm një sezoni, duke përfunduar në Superligën e Arabisë Saudite.

Koulibaly e ka pranuar se te Al Hilal ka shkuar për para, pasi me to do të mund të ndihmojë familjen e tij.

“Nuk mund ta mohoj. Unë do të jem në gjendje të ndihmoj të gjithë familjen time që të jetojë mirë, nga prindërit e mi te kushërinjtë e mi, dhe të mbështes aktivitetet e shoqatës sime Capitaine du Coeur në Senegal, ka thënë ai fillimisht.

“Filluam të ndërtonim një klinikë në fshatin e prindërve të mi. Kam shumë projekte për të ndihmuar të rinjtë”.

“Unë jam mysliman, po arrij në një vend ideal për mua dhe familjen time”.

“Nuk më pëlqen të jem në bankinë duke mos bërë asgjë. Preferoj të shkoj atje ku më dëshirojnë vërtet”, ka shtuar më tej mbrojtësi senegalez, derisa thumboi Chelsean se nuk e mbështeti plotësisht. /G.D /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!