Në programin “Abc e pasdites” me moderator Ermal Peçi u fol sot për programet reality që po korrin audiencë edhe në Shqipëri. Një nga të ftuarat në panel ishte edhe Fjorentina Halili e cila tregoi se ka vuajtur paragjykimin prej shumë kohësh edhe pse ajo ka bërë ç’ka ndjerë.
Ajo tha ndër të tjera se brenda shtëpisë janë kryer shumë shpesh marrëdhënie seksuale edhe pse shumë pak e pohojnë:
Fjorentina: “Në Big Brother kanë bërë të gjithë seks, pavarësisht se nuk tregohen se u bubu më sheh mami, babi, shoqëria, çfarë do mendojnë njerëzit. Ma kanë thënë shumë banorë, kanë kryer seks.”
Ajo ka theksuar po ashtu se ka ndjerë bullizmin prej eksperiencës së saj:
Në Big Brother kam bërë çfarë kam dashur, kam qenë pa filtra. Unë jam paragjykuar se ashtu jam në jetën reale dhe kush më njeh e di shumë mirë. Jam bullizuar.
Mes paragjykimeve që marrin, sidomos nga femrat, ajo shtoi se këtë verë është skandalizuar nga sjelljet e shumë femrave që ka parë në Sarandë. Për më shumë ndiqni bisedat në youtube.
/abcnews.al/