“Kostumografia në Art”/ Merita Toçila: Historia e veshjes shpaloset përmes artit pamor

schedule10:14 - 21 Nëntor, 2024

schedule 10:14 - 21 Nëntor, 2024

Kostumografia dhe studiuesja, Kostumografiaka folur në emisionin “Pas Mesnate” për librin e saj “Kostumografia në Art”.

Ajo ka treguar se historia e veshjes shpaloset përmes artit pamor dhe ky studim i saj përfshin periudhën që nga antikiteti deri në bashkohësi.

Toçila ka zbuluar se veshja me artin pikturik ndërlidhet që në antikitet deri në ditët tona.

“Kostumografia në lidhje me artin është studiuar vonë. Edhe në Evropë ka filluar shumë vonë të studiohet. Mirëpo, lidhja e veshjes me artin është që nga antikitetit. Të gjitha veprat, qoftë ato të gdhenduara në gur, të pikturuara me gur, apo ato të mëvonshmet të pikturuara dhe në enë balte, janë të gjitha të lidhura dhe të veshura me kostumin e kohës.

Po kështu në mesjetë, në Bizantin e hershëm, e kemi përsëri të përfaqësuar me kostumin e kohës. Për të mos përmendur periudhat e mëvonshme historike, ku veshja identifikohet në material, në detajin më të fundit, qoftë dhe në mënyrën e bërjes së kostumit, spaletat, kopsa më e vogël, janë të gjitha të detajuara fal piktorëve realist”, tha studiuesja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!