‘Kosovës i duhet një qeveri e stabilizuar’/ Kamberi: PDK synon të faktorizohet, mundësi të kthehet në skenën politike

schedule18:27 - 28 Mars, 2025

schedule 18:27 - 28 Mars, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me qeverinë e re. Sipas tij, Kosova ka pasur shpesh herë koalicione të mëdha dhe se i duhet një qeveri e stabilizuar. Kamberi vijoi më tej duke përmendur se PDK me në krye Bedri Hamzën po kërkon një hapësirë të faktorizohet dhe të kthehët në skenën politike.

“Kurrë mos thuaj kurrë dhe rregullat e politikës nuk mund të bëjnë përjashtim. Sistemi në Kosovë shtyn drejt koalicionit. Eksperienca e mëparshme politike ka treguar që shpesh ka pasur dhe koalicione të mëdha, nuk bën përjashtim edhe ky moment ku situata elektorale ka vetëm një renditje numerike se kush parti ka më shumë mandate.

Duket një mesazh i pazakontë dhe ka habitur një pjesë të madhe të analistëve, Kosovës i duhet një qeveri e stabilizuar dhe PDK po sheh mundësinë që në këtë hapësirë të re PDK të faktorizohet, por është një mundësi të kthehen në skenën politike.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!