Kosovë, zëvendësministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave

schedule22:36 - 25 Janar, 2022

schedule 22:36 - 25 Janar, 2022

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave, këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha, raporton express.

2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë,  Në mesin e rasteve të reja me COVID-19 janë 151 fëmijë të moshës zero deri 9 muaj.

830 persona janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 275 persona të moshës 20-29 vjeçare. 18 persona të infektuar gjatë kësaj kohe janë të moshës 18 vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!