Kosovë, vendoset mos numërimi i votave nga diaspora

schedule19:13 - 28 Tetor, 2019

schedule 19:13 - 28 Tetor, 2019

Në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi sërish që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor.

Paneli hodhi poshte kështu ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte kërkuar numërimin e të gjitha votave të ardhura nga diaspora dhe që nuk janë numëruar.

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar që të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës. Paneli e quajti kërkesën të pabazuar.

Vetëvendosje mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda afatit ligjor prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendosë lidhur me ankesën brenda afatit prej 72 orëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!