Lojë politike, strategji për të djegur politikisht presidenten Vjosa Osmani apo thjesht mungesë emrash dhe bashkëpunimi?
Qytetarët e Kosovës janë ende të paqartë për atë që po luhet pas kuintave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit edhe në dy ditët e fundit të afatit kushtetues.
Në takimin e tretë të mbajtur këtë të martë mes Albin Kurtit dhe kreut të LDK Lumir Adbixhiku për këtë çështje, nuk doli asnjë lajm, përveç deklaratës së kreut të VV se bisedimet kanë përfunduar pa rezultate konkrete.
“Nuk pati rezultate konkrete, kur te kemi të reja do ju njoftojmë…”, ka thënë ai. Intensiteti i takimeve me LDK që gjithsesi është shprehur jo refuzuese ndaj Vjosa Osmanit, flet edhe për një shmangie nga bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka kërkuar ta propozoj vetë emrin për kreun e ri të shtetit.
Kosova nuk ka pak javë që ka përfunduar me të gjithë procedurat për votimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e ministrave në krye të dikastereve përkatëse, por politika aty nuk po sillet seriozisht përballë mundësisë që vendi të shkoj përsëri në zgjedhje, duke lënë një shije joserioze në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe interesit për të punuar me politikën e brendshme dhe çështje të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Është Lëvizja Vetëvendosje që ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.


