Kosovë, shtrenjtohet energjia/ Vendimi hyn në fuqi nga 1 prilli, rritet çmimi 15 përqind

schedule13:24 - 27 Mars, 2025

schedule 13:24 - 27 Mars, 2025

Nga muaji i ardhshëm, energjia elektrike në Kosovë shtrenjtohet me 15 për qind. Por kjo levizje do te kete nje efekt zinxhir, jo vetem ne xhepat e qytetareve, por edhe tek bzineset, duke i detyruar at ate rrisin cmimet e produkteve dhe te sherbimeve.

Ishte Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë që paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike do te pesojne kete rritje te cmimit.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i energjise elektrike gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndersa pas shrenjtimit, pritet qe nje kilovat te shkoj 8.96 cente.

Zyra e Rregullatorit te Energjise  i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!