Kosovë, shpërthim i fortë pranë Liqenit të Ujmanit

schedule16:34 - 21 Korrik, 2024

schedule 16:34 - 21 Korrik, 2024

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në pjesën veriore në Kosovë, pranë liqenit të Ujmanit. Autoritetet në Kosovë nuk kanë njoftuar për të lënduar, por vetëm për dëme material. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në momenti kur ka ndodhur shpërthimi në liqenin e Ujmanit ndodheshin qytetarë që kishin zgjedhur të pushonin, në këtë zonë. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Liqeni Liqeni i Ujmanit konsiderohet pikë strategjike e rëndësishme për Kosovën, pasi aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë qytetarë në Kosovë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!