KOSOVË- Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka paralajmëruar se disa prej bizneseve të derivateve mund të bankrotojnë për shkak të vendimit të Ministritë së Industrisë për çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve.
Sipas Berjanit, nafta po importohet me 1.86 euro për litër dhe po shitet po kaq, gjë që ai e sheh të dëmshme për bizneset.
“Dizelli 1.86, benzina 1.44. Çmimi i importit për Dizel : 1.86 €. Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar. Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund te bankrotojnë. Askund në botë nuk ka kësi zhvillime dhe detyrojnë bizneset që të blejnë dizellin1.86 dhe të shitet. 1.86 €”, ka thënë Berjani për mediat në Kosovë.
Shoqata ka kërkuar që vendimi i Qeverisë të ndryshohet, duke paralajmëruar se në rast tjetër do të protestohet për këto çmime.


