Zëdhënësi i BE-së, Peter Strano ka bërë me dije se të dielën pritet që të Bruksel të vijojnë bisedimet mes zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës dhe Serbisë për temat e ngritura në takimin e fundit në nivelin më të lartë politik.
“Diskutimet do të vazhdojnë mbi temat e ngritura në takimin e fundit politik të nivelit të lartë. Këto janë marrëveshje mbi komunitetet jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës, e cila është deri në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme,” tha Stano.
Sipas tij Serbia, si një vend në procesin e bashkimit me BE, pritet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e BE.
Gjithashtu pritet që në këtë diskutim të përfshihen edhe sanksionet e njoftuara kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën në Bjellorusi.
“Shpresojmë të shohim së shpejti sanksionet evropiane të njoftuara kundër atyre që janë përgjegjës për shtypjen e papranueshme në Bjellorusi. Ne presim që vendet në procesin e bashkimit me BE të bëjnë përparim në harmonizimin e politikave të tyre me politikat e BE. Kjo nuk është në diskutim,” është shprehur ndër të tjera ai.e.su/abcnews.al