Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken komentoi marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme.
Ndër të tjera Blinken përgëzoi rolin e Shqipërisë në rajon, ku tha se ka qenë forcë për stabilitet.
“Për sa i përket Kosovës dhe Serbisë dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian është shtegu i vetëm dhe i duhuri. Duhet të mbështesim të dyja vendet në mënyrë që të përshkojnë shtegun.
Dua të përgëzoj dhe rolin e Shqipërisë pasi ka qenë një forcë për stabilitet. Ky është shtegu që kaq qartazi i sjell të gjithë drejt një të ardhme më të mirë. Jemi të vendosur për ët zërë gjithçka për të vendosur dhe mbështetur. Ne e dimë se cila është alternativa dhe ndaj jemi të vendosur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonin për të përshkuar këtë shteg.“, u shpreh Blinken. /abcnews.al