Kosovë-Serbi, Berisha: S’mendoja se çështja arrinte deri këtu

schedule22:27 - 13 Shkurt, 2019

schedule 22:27 - 13 Shkurt, 2019

Nga studioja e emisionit “Byro Politike”, ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Projekti i shkëmbimit të territoreve është projek serb. Kjo ka dalë si iniciativë e argatëve të Beogradit në Prishtinë. Unë kam qenë gjithnjë pro dhe them se duhet të këtë një pjesëmarrje amerikane në këtë. Qëndrimi i amerikanëve është i qarë. Edhe BE i ka folur qartë Beogradit. Unë nuk mendoja se kjo çështje do të arrinte deri këtu. Unë mendoja se Serbia do arrite një marrëveshje që do thonte se nuk e njoh pavarësinë e Kosovës dhe me të tjerat jemi dekord. BE i ka caktuar njohjen pa shkëmbim kufijsh. Beogradi futi argatin e tij dhe thotë se nuk po e kërkoj unë “Serbinë e Madhe” por po e kërkojnë këta. Rama filloi të lobojë bashkë me ta për shkëmbimin e kufijve dhe Kosova gjymtohet në mënyrë të tmerrshme. Unë nuk e di se cili është projketi i SHBA-së. Ky lobim është për “Serbinë e Madhe”. Serbia do të krijojë precedentin që të marrë Bosnjen”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!