Kosovë/ Policia gjen thasë me rërë në një objekt në Zveçan

schedule12:58 - 30 Janar, 2024

schedule 12:58 - 30 Janar, 2024

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), është duke e kontrolluar një objekt në qendër të Zveçanit, ku janë gjetur thasë me rërë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajoni e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se autoritetet kanë marrë informacione se potencialisht ka “diçka të paligjshme” në objektin që gjendet në hyrjen e Zveçanit nga drejtimi i Mitrovicës së Veriut.

Pas hyrjes së forcave të rendit në këtë objekt, janë gjetur thasë me rërë.

“Ajo që e dimë është se thasët me rërë ose janë planifikuar për ose janë përdorur për barrikada. Njësia [e Policisë së Kosovës] nga Prishtina ka ardhur për të përcaktuar se për çfarë objekti bëhet fjalë dhe pse janë thasët me rërë aty”, tha Elshani.