Kosova luan një tjetër ndeshje në Nations League dhe këtë herë me Greqinë në transfertë. Kjo përballje nis prej orës 20:45, ndërkohë që trajnerit Bernard Challandes ju shtuan mungesat për shkak të dëmtimeve. Në Athinë nuk fluturuan Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.
Kështu tekniku zviceran do të duhet të bëjë të paktën dy ndryshime, pasi lojtarët e Reims ishin titullarë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë. Lirim Kastrati dhe Anel Rashkaj janë lojtarët e favorizuar për ta nisur nga fillimi.
Challandes ka një dilemë për lojtarin që do të luajë në sulm. Nuhiu është një alternativë, ndërkohë që mund të aktivizohet edhe Kololli si sulmues i fshehur. Nëse ndodh kështu, atëherë hapet një vend në mbrojtje për Paqaradën.
KOSOVA, formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Dresevic, Kololli, Shala, Rashkaj, Kastrati, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes. /abcnews.al