Pelegrinët serbë nuk e kanë vizituar të dielën qytetin e Gjakovës për pelegrinazhin vjetor. Ndaj tyre u organizua edhe një protestë nga banorët vendas, të cilët deklaruan se nën petkun e pelegrinëve në Gjakovë vijnë kriminelët. Ndërkohë, shefi i policisë lokale, kolonel Ahmet Hasi deklaroi se besimtarët serbë nuk kishin dhënë informacion zyrtar nëse do të vizitonin apo jo qytetin. Megjithatë, policia kishte marrë të gjitha masat për një ambjent të qetë – tha ai. Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj njoftoi anulimin e një vizite të tillë për faktin se pelegrinët serbë nuk kishin kërkuar leje tek autoritetet kosovare. “Nuk do të ketë asnjë pelegrinazh në asnjë qytet të Kosovës, pasi në institucionet tona nuk ka patur kërkesë për një organizim të tillë”, deklaroi Zyberaj teksa paralelisht mbahej protesta. /abcnews.al
Kosovë, pelegrinët serbe nuk vizitojnë Gjakovën
schedule14:14 - 6 Janar, 2019
schedule 14:14 - 6 Janar, 2019