Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon sot ndaras përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale në vend.
Përkundër plot 40 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Me një vendim të lëshuar javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.
Që nga aktgjykimi janë mbajtur edhe dy seanca në Kuvend, por pa rezultat.
Përfaqësuesit e partive politike fajësojnë njëri-tjetrin për mungesë përgjegjësie.

