Kosovë, ministria e Shëndetësisë kërkon nga gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

schedule10:38 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 10:38 - 28 Dhjetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë  në kuadër të rritjes së numrit të rasteve të reja dhe konfirmimit të variantit Omicron në Kosovë, ka bërë thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë bëjnë me dije se gratë shtatzëna kanë mundësi të përjetojnë simptoma më të rënda të infeksionit nga COVID-19.

Ndërsa, sipas kësaj ministrie, vaksinat krijojnë imunitet si te gratë shtatzëna ashtu edhe tek nënat gji-dhënëse.

Studimet kanë dëshmuar se nënat e vaksinuara kanë antitrupa në qumështin e gjirit, përmes të cilit i sigurojnë mbrojtje edhe foshnjës. Për shkak të rritjes së numrit të varianteve të virusit (SARS COV-2) dhe rëndësisë së mbrojtjes së grave shtatzëna dhe nënave gji-dhënëse, vaksinimi i tyre ka rëndësi në parandalimin e infektimit, sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe lindjes së parakohshmethuhet në njoftimin e MSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!