KOSOVË- Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është bërë numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se numri i votave të vlefshme me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është 9 mijë e 313.
Elezi ka dhënë detaje për komunën e Dragashit atje ku u përmbys rezultati pas numërimit të votave nga diaspora.
Nga KQZ është bërë e ditur se nga 212 vota me kusht në Dragash, 121 i mori kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ndërsa 91 vota i mori kandidati i PDK-së, Shaban Shabani. /Express