Kosovë, kryetarët e komunave veriore kundër Thaçit

schedule21:07 - 9 Gusht, 2018

schedule 21:07 - 9 Gusht, 2018

Kryetarët e komunave të Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrisë, në veri të Kosovës, kanë kundërshtuar me forcë idetë për ndryshimin e vijave kufitare apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një takim të zhvilluar në ambjentet e komunës së Mitrovicës, kryetarët Agim Bahtiri, Bekim Jashari dhe Xhafer Tahiri kanë deklaruar se Kushtetuta e Kosovës i përcakton qartë kufijtë dhe të gjithë duhet ta zbatojnë parimet e saj. “Ideja është një synim i hershëm i Serbisë dhe dëmton shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi sjell vetëm pasiguri dhe destabilitet”, thuhet në një komunikatë të përbashkët, të shpërndarë në fund të takimit./abcnews.al