Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mbajë të premten mbledhjen radhës në të cilën pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në katër komunat e veriut, për zgjedhjet e 23 prillit.
Për mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë nga ora 13:30, është planifikuar që anëtarët e KQZ-së të shqyrtojnë dhe miratojnë edhe disa çështje të tjera në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.
Në rend dite është miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet për kryetar të komunave në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviç.
Gjithashtu pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e 23 prillit.