Kosovë/ KQZ pranon peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut

schedule17:11 - 23 Janar, 2024

schedule 17:11 - 23 Janar, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut.

KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!