Kosovë, “Kontroll mbi Gjykatën Supreme”/ Ministrja e Drejtësisë propozon një mekanizëm të ri

schedule13:26 - 2 Janar, 2025

schedule 13:26 - 2 Janar, 2025

Pas luftes së hapur që kryeministri i Kosovës i ka shpallur institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit Blerim Isufaj, që e ka thirrur të dëshmojë mbi një çështje korrupsioni që përfshinë zyrtarë të qeverisë së tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po çon deri në fund qëndrimin e shefit të saj.

Sipas Haxhiut, këto institucione përfshirë edhe Gjykatën Speciale kanë nevojë për kontroll.

“Kemi diskutuar brenda nesh si institucione në raport me kërkesat që të ketë një organizëm, një mekanizëm që mbikëqyrë punën e Gjykatës Speciale. Nuk është që ka pasur pajtime se kush do të jetë mekanizmi, si do të krijohet mekanizmi, a do të jetë ndërkombëtar apo vendor. Kjo është në kuadër të kompetencave të Kuvendit të Republikës së Kosovës…”- u shpreh ministrja e Drejtësisë.

Madje sipas Ministres Haxhiu, ne antiteze te plote me veprat e kryeministrit te saj Kurti, eshte opozita ajo po pengon reformën në sistemin e drejtësisë.

“Ne kemi thënë në vazhdimësi që opozita ka të drejtën e kontestimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, por është dukur sheshit që tendenca e opozitës ka qenë që t’i bllokojë këto reforma, dhe t’i vonojë reformat e tilla në mënyrë që të njëjtat të mos arrijnë të jetësohen”, shprehet Haxhiu.

Ministrja Haxhiu nuk ka harruar të shpreh edhe njëherë ambicien për të patur një tjetër mandat qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, edhe pse themelet e korrupsionit të qeverisë Kurti sa vijnë dhe thellohen. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!