Kosovë/ Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin-Potok

schedule11:21 - 4 Shtator, 2024

schedule 11:21 - 4 Shtator, 2024

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin-Potok.

Lajmin është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës, Veton Elshani.

Sipas tij dyshohet se bëhet fjalë për granatë dore, ndërsa është dëmtuar një makinë.

“Ka pasur dëme materiale në veturë dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

/abcnews.al/