Kosovë, grabitësi i një banke vret policin gjatë shkëmbimit të zjarrit

schedule09:57 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 09:57 - 28 Dhjetor, 2018

Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë dje pasdite gjatë një shkëmbimi zjarri me një grabites në një bankë në komunen e Istogut. Ai eshte Izet Demaj, ish- pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Grabitësi i cili po ashtu u vra, kishte marrë peng dy persona gjatë tentativës së grabitjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodh pasditen e djeshme në Istog.

Një person së bashku me disa të tjerë dyshohet se hynë ta plaçkitin një filial të NLB Bankës në këtë qytet.

Kryerësi i kësaj vepre, Kamer Metaj, ka mbajtur peng disa persona në bankë, për të të dalë më pas nga aty – duke qëlluar disa herë drejt policit Ized Demaj, i cili nuk u ka mbijetuar plagëve.

Policia më pas e ka vrarë atë.

Mbrëmë Policia ka arrestuar dy të dyshimtë për ngjarjen, vëllaun e Kamberit dhe një të afër të tij.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.  /klan kosova

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!