Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

schedule14:37 - 17 Prill, 2025

schedule 14:37 - 17 Prill, 2025

Ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur në votim raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike ka parë që qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar.

Ai njoftoi se seanca do të vazhdojë pas dy ditësh, më 19 prill në orën 12:00. Kundër kësaj ndërprerje është shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë.

Memli Krasniqi, e ka akuzuar VV-në se po synon të marrë në këtë mënyrë, pasi sipas tij nuk e ka shumicën parlamentare.

Albulena Haxhiu nga LVV-ja ka këmbëngulur se i kanë votat e mjaftueshme, pavarësisht se gjatë seancës së sotme nuk e vendosën në votim pikën e parë të rendit të ditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!