Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë, dështon përpjekja e 38-të për konstituim të Kuvendit

schedule11:48 - 29 Qershor, 2025

schedule 11:48 - 29 Qershor, 2025

Deputetët kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Në sallë kanë qenë 95 deputetë.

Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.



Ata ishin pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!