Kosovë, deputetët e Listës Serbe bllokojnë Kuvendin

schedule17:26 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 17:26 - 2 Dhjetor, 2018

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe kanë ndërmend të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Deputeët njoftuan se do ta kalojnë natën aty derisa tu mundësohet takimi me eurokomisionerin Johannes Hahn. Zyrtari i Bashkimit Europian viziton të hënënë Prishtinën. Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, thotë që këtë veprim po e bëjnë për të kundërshtuar taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. Sipas këtij të fundit, kjo taksë rëndon gjendjen e serbëve në Kosovë. Ndërkohë, vizita e eurokomisionerit për fqinjësi të mirë dhe zgjerim bëhet pikërisht për të diskutuar lidhur me taksën e vendosur nga Prishtina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!