Kosova do të përballet më 17 nëntor me Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërkohë që prej datës 12 nëntor pritet të dalin biletat në shitje. FFK ka vendosur në lidhje me çmimet e biletave ato variojnë nga 5 euro në 80 euro.
Dardanët, ndryshe nga se vepron Federata Shqiptare e Futbollit, ofrojnë çmime më të lira. Të luash me Francën dhe Anglinë nuk përbën ndonjë diferencë. Nëse për të qenë në “Arena Kombëtare” minimalisht duhen paguar 1500 lekë (pa përfshirë gjobën fillestare për të blerë me detyrim edhe bileta për ndeshjen me Andorrën) për ta parë ndeshjen në tribunën pas porte, në Kosovë mjafton të paguash 5 euro (600 lekë përafërsisht) për t’u pajisur me një biletë.
Në tribunat e tjera biletat kushtojnë 10 euro, 15 euro dhe 20 euro, duke mos iu afruar asnjë sektor 5000 lekëve që duhen paguar në Shqipëri për ta parë ndeshjen me Francën në tribunën ballorë. FFK, kur vjen puna te tribuna VIP, çmimin e ka të “kripur”, 80 euro. Se sa do të jenë në “Arena kombëtare” duhet pritur ndeshja e radhës, pasi këtë herë mund ta ndjekësh ndeshjen aty vetëm me ftesë.
BILETAT PËR NDESHJEN KOSOVË-ANGLI
V/J – 5€ (J1-Tribuna e miqve)
L1/L4 – 10€
L2/L3 – 15€
P1-P4 – 15€
P1A/P5A – 20€
VIP – 80€
/abcnews.al
Tickets for the upcoming home match against England to go on sale on November 12th.
V/J – 5€ (J1-Away Stand)
L1/L4 – 10€
L2/L3 – 15€
P1-P4 – 15€
P1A/P5A – 20€
VIP – 80€#KOSENG | #BashkëPërKosovën pic.twitter.com/NU7CKKTeq9— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 5, 2019