Ligji për pagën minimale në Kushtetuese/ Tahiri: Përjashton veteranët e luftës, është mashtrimi i radhës

schedule11:20 - 21 Korrik, 2023

schedule 11:20 - 21 Korrik, 2023

Pas PDK-së edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkes lidhur me vlerësimin e projektligjit mbi pagën minimale që u miratua nga Kuvenndi në Kosovë.

Ishte Besnki Tahiri, shef i grupit parlamentar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që dorëzoi dokumentacionin në Gjykatën Kushtetutese. Në një prononcim për mediat Tahiri deklaroi se miratimi i këtij ligji është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Në kërkesën tonë për vlerësimin e kushtetutshmërisë i kemi adresuar tri çështje që janë të rëndësishme. E para Këshilli Ekonomik Social i cili përcaktohet në Ligjin e Punës dhe i cili asnjëherë nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale tregon për një shkelje flagrante që Qeveria e Kosovës e ka bërë, e dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të verbërve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve të cilët nuk janë përfshirë dhe janë larguar, ky është një diskriminim dhe shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave dhe vlerave të njeriut….Dhe e treta lidhet me veteranët e UÇK-së rast ky është eklatant e i cili jo vetëm që është shkelje, por lidhet drejtpërdrejtë edhe me vlerat që kjo kategori përfaqëson”

Shefi I Grupit Parlamentar në Aleancën për ardhmërinë e Kosovës deklaroi gjithashtu se qeveria Kurti po mashtron nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, pasi në Kosovë aktualisht nuk ka rrogë nën 260 euro as në sektorin Publik dhe as në atë privat.

“Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale i bëjë pyetje publike kryeministrit të Kosovës dhe ministritë të Financave të na tregoj se kush e ka sot pagën 260 euro. Pra ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka pas më pak se 260 euro në sektorin privat dhe as publik.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!