Kosovë/ 3 të plagosur nga të shtënat me armë në një lokal në Gjakovë

schedule10:23 - 10 Mars, 2024

schedule 10:23 - 10 Mars, 2024

Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është në kërkim nga policia.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!