Muaji Shtator është në ditët e fundit të tij, por nga Kosova fluksi i frekuentuesve të bregdetit nuk ka rënë. Edhe këtë të premte mijëra shqiptarë të Kosovës kanë udhëtuar për ta kaluar fundjavën drejt brigjeve.
Moti ka nisur të freskohet në verilindje, por në bregdet është nxehtë. Kjo i ka joshur banorët e Kosovës që edhe këtë të premte kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Shëngjini mbetet një nga destinacionet më komode për ta.
Në doganën e Morinës është po ai fluks i ditëve më të nxehta të sezonit. Orëve të para të ditës pa ka patur radhë, por më pas situata është normalizuar.
“Unë po udhëtoj për në Shëngjin”, tha një udhëtar.
“Pa shkojmë në Banjë në Elbasan”, u shpreh një tjetër.
“Po ikim në Velipojë”, tregoi një pushues.
Tarifa në Rrugën e Kombit nuk e ka kushtëzuar lëvizjen e qytetarëve në dy anët e kufirit. Sipas shifrave në kufi është po ai numër mjetesh që ka qarkulluar para se ajo të vendosej.
Mesatarja e automjeteve që lëvizin nga Kosova drejt Shqipërisë përmes doganës së Morinës është 4000 automjete në ditë. Tashme kjo rrugë është kthyer në domosdoshmëri dhe jo vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për pune, tregti,biznes, studime dhe shëndetësi./abcnews.al