Kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin’/ Dyndje në Morinë, pavarësisht thirrjeve të VV për ‘bojkot’

schedule15:20 - 18 Qershor, 2023

schedule 15:20 - 18 Qershor, 2023

Tensionet e rritura në Kosovë kohët e fundit dhe qëndrimet pro perëndimore të qeverisë së Tiranës, kanë nxitur edhe reagime ekstreme. Albulena Mehmeti e Vetëvendosjes i bëri thirrje pak ditë më parë qytetarëve kosovarë të bojkotojnë Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar.

“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet, duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët, jo vetëm për kryeministrin. Të bashkuar jemi më të fuqishëm.“, tha Mehmeti.

Por fundjava ka sjellë dyndje të kosovarëve drejt Shqipërisë. Vetëm në dy ditë, më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Siç duket thirrjet e Albulenës, e cila dhe ajo e ka emrin nga një zonë e Shqipërisë, nuk i ka dëgjuar njeri. Nuk është njëlloj të bësh thirrje për të bojkotuar plazhet e Shqipërisë, si ushqimet e importuara të Serbisë.

Shqiptarët janë vëllezër, dhe kjo nuk varet nga kush është në pushtet në Tiranë. E aq më pak në Prishtinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!