Gazetarja Habi Hoxha raportoi nga Prishtina lidhur me procesij e votimit për zgjedhjet parlamentare, proces që ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit.
Deri në orën 11.00, më pak se 9 % e votuesve janë paraqitur në qendrën e votimit. Lidhur me votat e Diasporës, Hoxha bëri me dije se votat e Diasporës kanë mbërritur në KQZ dhe do të kalojnë në procesin e hollësishëm lidhur me vlefshmërinë e tyre ose jo.
“Nga të dhënat e fundit të bëra publike në linkun e KQZ, deri në orën 11:00, 8.75 % është totali i votuesve. Jemi në rreth 1.9 milionë qytetarë brenda Kosovës që kanë të drejtën e votës. Në varësi të interesit të qytetarëve qendrat mund të rrijnë të hapura deri në orën 20.
Për votat e Diasporës kanë mbërritur në KQZ sepse kemi të bëjmë me një proces të imtësishëm për rreth 80.000 qytetarë që kanë qenë të regjistruar. Rreth 50,000 e kanë zbatuar këtë të drejtë. Ka një procedurë specifike, duhet që qytetari të fusi brenda një zarfi votën e tij, në një zarf që nuk ka asgjë të shkruar, i bashkangjit fletën e shkarkuar nga portali online, futet në një tjetër zarf tjetër dhe postohet. Duhet që votuesi ti ketë zbatuar këto hapa që të quhet i vlefshëm. Hapet zarfi i parë dhe përmes fletës verifikohet nëse janë të regjistruar apo jo si votues.”
/ abcnews.al