Kosova turpëron Shqipërine e Panuçit në Zyrih

schedule22:16 - 29 Maj, 2018

schedule 22:16 - 29 Maj, 2018

Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje të thellë dhe krejt të papritur në miqësoren e luajtur ndaj Kosovës në Zyrih të Zvicrës. Skuadra përfaqësuese e drejtuar nga trajneri Panuçi, u mposht me shifrat 0-3 në stadiumin e Zyrihut, duke bërë një paraqitje vërtet negative.

Kosova i realizoi golat dy herë me anë të Zenelit, dhe një herë me anë të Zhegrovës, madje pati mundësi të shënonte edhe më shumë. Kombëtarja jonë hyri në fushë me formacion shumë të ndryshuar, ndërsa Panuçi bëri mjaft eksperimente.

Duket se kjo ndikoi në lojën e skuadrës e cila nuk mundi ta tregonte veten për asnjë moment, dhe gjuajtjen e parë në portë e bëri vetëm në minutën e 77-të. Më pas, trajneri bëri shumë zëvendësime, por nuk e ndryshoi dot rrjedhën e ndeshjes.

Kjo humbje krijon shumë pikëpyetje për të ardhmen e kombëtares në eleminatoret e Europianit dhe në Ligën e Kombeve, ndonëse Panuçi gjykon se Shqipëria është një skuadër shumë e fortë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!