Kosova thellon defiçitin tregtar/ Bien eksportet gjatë 2023, varësi nga mallrat e importit

schedule14:42 - 27 Qershor, 2023

schedule 14:42 - 27 Qershor, 2023

Thellohet deficiti tregtar në Kosovë. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave flasin për ulje të eksporteve të vendit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ndërsa vijon të rritet varësia e mallrave të importit. Deficiti arriti në 20.5 përqind në maj të 2023, duke kapur vlerën e 443 milionë eurove, krahasuar me deficitin 367,8 milion euro në vitin 2022.

Ritje kanë pësuar po ashtu edhe produktet e marra nga Shqiperia. Peshën me të madhe e mbajnë eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metalet, ndjekur nga mineralet e lëndët djegëse, produktet kimike dhe plastike por edhe produktet ushqimore.

Ndërkohë nga ana tjetër pavarësisht se qeveria e Kosovës është përpjekur të heqë dorë nga varësia e mallrave serbe dhe të nxisë tregtinë me Shqipërinë, shifrat tregojnë të kundërtën.

Vitin e kaluar Kosova importoi 371.6 milionë euro mallra nga Serbi. I njëjti trend ka vijuar edhe gjatë këtij viti, pasi edhe të dhënat e fundit tregojnë se në prill importet nga Serbia u rritën me më shumë se 6 përqind.

Sa I përket marrëdhënies tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, në maj kapën vlerën e 215,2 milion euro me një rritje prej 14.1 përqind. Importet me pjesmarje me të lartë janë Gjermania, Greqia dhe Italia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!