Kosova do tentojë një legjendë për stolin, pas largimit të Bernard Challandes. Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë emra që janë lakuar, me Felix Magath në krye të listës.
Sipas gazetarit sportiv dhe komentatorit shqiptar nga Kosova, Andin Lokaj, Federata e Futbollit të Kosovës do të nisë nga nesër bisedimet me Marko Van Basten.
Fituesi i Topit të Artë, kampioni i Europës me Holandën dhe një yll te Milani e Ajaxi, po tentohet për pankinën e Kosovës edhe pse nuk ka ndonjë karrierë brilante si trajner.
Van Basten karrierën si trajner e nisi me të rinjtë e Ajax, për të marrë më pas drejtimin e Holandës për pesë vite. Ajax, Herenveen dhe AZ Alkmaar ishin skuadrat e tjerat me të cilat punoi. Prej 2016 nuk drejton asnjë ekip. / abcnews.al
"Tomorrow, FFK will start negotiations with Dutch legend Marko Van Basten as a possible Bernard Challandes replacement in charge of Kosova NT squad."
? Andin Lokaj pic.twitter.com/EYV4EnDC4M
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 16, 2021