Në fjalën e tij në Kuvendin e Prishtinës, kryeministri Edi Rama u shpreh se pezamtimi i aleatëve me Kosovën, është pengesë edhe për Shqipërinë, për të ndihmuar.
“Duam ta ndihmojmë me sa kem në dorë Kosovën por mundësitë tona, mos harroni as që krahasohen me mundësitë e miqve. Pezmatimi i tyre me Kosovën nga pengon të bëjmë sa do donim në një kohë kur të gjitha yjet e europes janë rreshtuar krah shqiptarëve.” tha Rama ndërsa citoi edhe nje herë porosinë e ish Presidenti Clinton.
“Më ndjeni ta përsëris porosinë e mikut më të madh të Kosovës, Bill Clinton që më kërkoi t’ju them miqve në kosovë se koha nuk e sjell shancin për gjithmonë por e sjell që të mos e humasin dhe ta kthejmë në arritje historike. Nuk kam dyshim se forca e këtij shteti të rim und ta shndërrojnë hartën e verdhë në yll të ri në BE, me të njëjtën gjë që ne po bëjmë me Shqipërinë.” theksoi kryeministri Rama.
Ndërsa ndau opinionin e tij për situatën Rama ndau një këshillë për Kosovën në raport me dialogun me Serbinë.
“Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar ku c nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe aletatët e me jo dashamirësit tanë, se në këtë faze kaq vendimtare për të Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE.
Thënë ndryshe Kosova mund ti japë familjes europaine në një kohë të shkurtër provën e vullntetit dhe të përkatësisë së vet duke përmbushut kushtet e noramlizimit me Serbinë jo për hir Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve me kryeqytet Bruksel.”- theksoi Rama.