Kosova do ti japë me qera Danimarkës 300 qeli të burgjeve të saj dhe në këmbim do të marrë 210 milionë euro për një afat 10-vjecar. Danimarka do të sjellë në burgun e Gjilanit, emigrantë që nuk janë nga vendet e BE për të vuajtur dënimin e tyre në Kosovë, një praktikë e parë më herët kjo nga Ruana që ka dhënë qelitë e saj me qera.
Parlamenti i Kosovës ratifikoi këtë të enjte me 86 vota pro dhënien e 300 qelive të burgut të Gjilanit me qera për Danimarkën.
Ky vendim pritet të ndihmojë vendin skandinav që të zgjidhë problematikat që ka me sistemin e tij të mbipolluara të burgjeve ndërsa marrëveshja mes dy vendeve pritet ti sjellë Prishtinës zyrtare një pagesë prej 210 milionë eurosh për një afat 10-vjeçar.
Të burgosurit që do të vuajnë dënimin e tyre në qelitë e Burgjeve të Kosovës nuk do të jenë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian por emigrantë të vendeve të tjera, përfshirë këtu edhe vendet e treta.
Ato do të mbërrijnë në qelitë e Burgut të Gjilanit pas dënimit që do të marrin nga autoritetet Daneze dhe pasi të jenë dëbuar nga ky vend.
Danimarka nuk mund të dërgojë drejt qelive të burgjeve që do të marrë me qera në Kosovë të dënuar që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, të dënuar për krime lufte apo persona që janë dënuar për akte terroriste.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës parashikon që pas përfundimit të dënimit të burgosurit do të depërtohen në vendin e tyre të origjinës.
Sistemi i Burgjeve të Kosovës ka një kapacitet prej 2800 vendesh, por aktualisht nuk ka të dhëna sesa vende të lira ka në këto institucione të vuajtjes së dënimit.
/abcnews.al/