Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova sheh Botërorin?/ Dardanët barazojnë me Slloveninë. Pas tre ndeshjesh, ruajnë vendin e dytë

schedule14:58 - 11 Tetor, 2025

schedule 14:58 - 11 Tetor, 2025

Kosova vuan, por gjithsesi arrin të marrë një pikë të rëndësishmë në Prishtinë, që I lejon të ruajë vendin e dytë në grupin B eliminator të Botërorit 2026.

Përpara tifozëve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” nuk shkuan më shumë se barazimit pa gola kundër Sllovenisë.

Megjithëse nisën në mënyrën më të mirë sfidë, duke iu afruar golit me Muriqin, të zotët e shtëpisë u përballën më pas me presionin e sllovenëve.



Miqtë ishin më të rrezikshëm, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, për meritë edhe të portierit Muriç.

I njëti diskutim edhe pas pushimit, por në fund, skuadrat ndanë nga një pikë.

Nuk është maksimumi për Kosovën, por gjithsesi e rëndësishme për të ruajtur vendin e dytë.

Pas tre ndeshjeve, “Dardanët” kanë grumbulluiar katër pikë, pesë më pak se kryesuesit e Zvicrës, që ecin me një ritëm tjetër.

Skuadra helvete mori fitoren e tretë radhazi, duke kaluar 2-0 transfertën kundër Suedisë.

Protagonist absolute Granit Xhaka, kapiteni që shënoi golin e epërsisë me 11 metërsh në minutën e 62-të.

Zvicra vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e katërt shtesë të realizuar nga Manzambi, duke konfirmuar veten si forcë e parë e Grupit B.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!