Kosova sfidon Suedinë, Challandes ka vetëm një dilemë për formacionin

schedule11:44 - 9 Tetor, 2021

schedule 11:44 - 9 Tetor, 2021

Kosova luan prej orës 18:00 kundër Suedisë dhe trajneri Bernard Challandes pothuasje i ka dhënë fund dilemave për formacionin që do të zbresë në fushë.

Muric do të luajë në portë, ndërsa nga krahët priten Hadërgjonaj dhe Vojvoda. Rrahmani është i paprekshëm në qendër, kurse Fazliu ka gjasa të luajë para Alitit.

Mesfusha do të jetë me katër lojtarë, nga krahët Rashani e Bytyqi. Kastrati ishte opsion, por ka pasur probleme ditët e fundit.

Në qendër janë projektuar Loshaj e Dreshjevic, kurse në sulm Muriqi do të mbështetet nga Milot Rashica.

Kosova, formacioni i mundshëm (4-4-1-1): Muric, Hadërgjonaj, Fazliu, Rrahmani, Vojvoda, Loshaj, Dreshevic, Rashani, Bytyqi, Rashica, Muriqi.