Kosova pjesë e Serbisë, harta në lëndën e qytetarisë që mësohet në klasat e 8-ta

schedule15:55 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:55 - 22 Nëntor, 2019

Harta ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në librin e Qytetarisë për klasat e teta ka ngjallur irritimin e prindërve, ndërsa pedagogët kërkojnë me tepër filtra për tekstet shkollore. Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në facebook ministrja e Arsimit Besa Shahini e quajti  këtë një gabim të paqëllimshëm.

Në qytetarinë e klasës së tetë, ndodhet harta që Kosovën e paraqet pjesë të Serbisë. Teksti shkollor ka  autorë; Izela Tahsini, Elona Dhembo e Veronika Duci, botuar nga shtëpia botuese “Albas” që në vitin 2017 dhe përzgjedhur prej shumë shkollave nëntë vjeçare në vend.

Harta është pjesë dekoruese e faqes ku flitet për Evropën. Por çfarë mësojnë nxënësit e klasës së tetë në mësimin “Ne dhe Europa”?

Nxënësit na tregojnë se për Kosovën nuk mësojnë vetëm në shkollë.

Përfshirja e një harte të tillë ku Kosova është pjesë e Serbisë në tekstet shkollore ka irrituar prindërit  të cilët na tregojnë se shpesh janë të detyruar tu japin shpjegime fëmijëve për gabime në librat e shkollës.

Për pedagogun e gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Dhimiter Doko, ky është një gabimi i pafalshëm i autoreve dhe i shtëpisë botuese.

Komisioni përzgjedhës i teksteve shkollore në Ministrinë e Arsimit sipas profesor Dokos nuk mjafton. Ai mendon se në proces duhet të përfshihen dhe universitetet.

Harta e Kosovës si pjesë e Serbisë në qytetarinë e klasës së tetë u denoncua në facebook nga ish kryeministri Sali Berisha.

Po në facebook reagoi për këtë çështje ministrja e Arsimit Besa Shahini.  Shahini e quan këtë një gabim të paqëllimshëm ndërkohë bën të ditur se ka nisur kontrolli i teksteve shkollore.

Ky nuk është një rast i veçuar.  Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tregonte hartën e investimeve për sigurimin e  furnizimit  24 orë me ujë të zonave rurale përmes një video ku territori i Kosovës ishte lënë brenda Serbisë.

Shefi i qeverisë  korrigjoi videon megjithëkëtë ajo ngjalli reagime të ashpra në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!