Kosova rikthen kontrollet në kufi/ Fluks dhe radhë të gjata pritjeje në Morinë

schedule18:39 - 3 Tetor, 2024

schedule 18:39 - 3 Tetor, 2024

Fillimi i muajit tetor zyrtarizon përfundimin e sezonit turistik për qytetarët e Kosovës, e cila reflektohet me regjimin e kontrolleve në kufi.

Rikthimi i procedurës për kontrollin në pikat e kalimeve kufitare ka nxitur reagimin e shumë qytetarëve nga Kosova e Shqipëria, të cilëve iu është dashur të presin në radhë.

Për shkak të fluksit të gjatë dhe radhëve kilometrike në pritje, ata kërkojnë shtrirjen e afatit pa kontrolle përgjatë gjithë periudhës 12 mujore.

“Katastrofë. Nuk është normale të presësh, na krijon nervozizëm. Kemi 30 minuta që presim për të hyrë në Kosovë, kemi ardhur nga Tirana.”

Policia kufitare konfirmoi se regjimi i kontrolleve në kufi është rikthyer për një periudhë një mujore, më pas do të operohet me procedurë të përshpejtuar përgjatë festave dhe fundjavave.

Protokolli i shtrirë për periudhën nëntë mujore të vitit nisi të zbatohet nga 1 qershori i këtij viti, fillimisht në pikën kufitare të Morinës e më pas në pikat e tjera të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!