Kosova rihap kufirin me Shqipërinë, heq kufizimin e lëvizjes për qytetarët

schedule13:37 - 7 Qershor, 2020

schedule 13:37 - 7 Qershor, 2020

Qeveria e Kosovës  në mbledhjen e kësaj të diele ka vendosur rihapjen e kufirit me Shqipërinë dhe heqjen e masave të lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Sipas propozimit të ministrit të Shëndetsisë Armend Zemaj, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv. Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, është shprehur ai.

Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka propozuar që të fillohen konsultimet për hapjen e fluturimeve.

Në këtë pjesë, mendoj se edhe hapja e fluturimeve është mjaftë e rëndësishme. Prandaj me lejen e juaj do të kisha filluar konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil me MSH-në dhe kompanitë ajrore që të rifillojnë fluturimet duke zbatuar masat ndaj COVID-19 në mënyrë që të marrim një miratim”, tha ai.

Gjithashtu qeveria ka vendosur që ditën e hënë të largojë të gjithë masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!