Kosova pritet të vendosë tarifë për autostradën “Ibrahim Rugova”

schedule15:42 - 2 Prill, 2018

schedule 15:42 - 2 Prill, 2018

Në një kohë kur janë regjistruar kundërshtime të ashpra për tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit, vjen dhe një paralajmërim nga Prishtina. Radio Evropa e Lirë shkruan se edhe shteti i Kosovës pritet të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës. Ende nuk është formalizuar një nismë e tillë, por ministria e Infrastrukturës njofton se është në procedurë të fizibilitetit. Radio Evropa e Lirë duke cituar burime të saj, shkruan se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë, eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se tarifa rrugore është një goditje shumë e rëndë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Madje kjo do të rrisë dhe çmimet e produkteve të ndryshme që tregtohen në Kosovë dhe Shqipëri. /abcnews.al