Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë të enjten. Për KosovaPress lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se protesta ka nisur për shkak të mos dhënies së pagave të muajit korrik.
“Protesta ka nisë me ndërrimin e parë të minatorëve si rrjedhojë e mos realizimit të pagës për muajin korrik”, thotë Januzi për KosovaPress.
Minatorët në Mitrovicë patë hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor.
Përveç për paga, Januzi ka theksuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit, përmirësimi i kushteve të këqija në minierë, etj.