Ishte një javë që thuajse u bë historike.
Tre skuadra të Kosovës provuan shanset e tyre në sfidat e radhës në Europë, dhe dy prej tyre siç thuhet “ranë heroikisht duke luftuar”.
Ballkani I Suharekës, apo siç I thonë në Kosovës I Therandës, dhe Malisheva u detyruan të mos vazhdonin më, edhe pse ishin shumë pranë suksesit.
Ish-kampionia që ka pasur trajner Ilir Dajën, u eliminua vetëm pas penalltive në përballjen ndaj Bohemiansit të Irlandës.
“Dardanët” fituan 3-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, I vetmi që plotëson standardet e UEFA-s, duke barazpeshuar humbjen me një gol diferencë në ndeshjen e parë, që ishte me shifrat 2-1.
Serebe, Zhovani dhe Domgjoni shënuan golat për Ballkanin.
Tek penalltitë, irlandezët u treguan më të saktë duke ia dalë 5-4.
Diçka më pak dramatik eliminimi I Malishevës.
Skuadra e trajnerit Tomas Brdariç, që eliminoi Vllazninë e Shkodrës një raund më parë, pati shanse të mira për të kaluar në turin e tretë pas fitores 2-0 në “Fadil Vokrri”.
Për fat të keq, mungesa e përvojës dhe forca pak më e madhe e kundërshtarit nuk e lejuan.
Hibernian jo më kot është ekip I Premier Ligës së Skocisë, në një kampionat me Sëlltikun e Gllazgou Rejnxhërsin, dhe triumfoi 4-1 në fushën e tij.
Ndëshkimi për Malishevën erdhi shpejt, pasi për 35’ rezultati arriti në 3-0, ndërsa vetëm në fund Bajraktari shënoi një gol ngushëllimi për 1-4.
Kjo në 84’.
Vazhdon në Ligën e Konferencës Drita e Gjilanit.
Ekipi që gjithashtu e ka fituar një lloj përvoje si Ballkani, kaloi turin duke luajtur më herët.
Gjithsesi, suksesi ishte për infark, edhe pse përballë ishte një skuadër nga Malta, Floriana.
Miqtë kaluan përpara në 40’, dhe kishin barazuar 1-1 në ishull, ndërsa përmbysja erdhi në fund.
Në 87’ Jorgo Pëllumbi barazpeshoi rezultatin, dhe në minutën e parë shtesë autogoli I De Paulit siguroi kualifikimin.


