Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova po vuan falë Kurtit”/ Frrok Çupi: Perëndimi hesht, nuk po tregon interes

schedule20:32 - 29 Shtator, 2025

schedule 20:32 - 29 Shtator, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se Kosova po vuan për shkak të veprimeve të qeverisë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Perëndimi po hesht dhe nuk po tregon interes për Kosovën.

“Albin Kurti nuk u shfaq papritur. Kosova, nëse voton Albini, le të korrektohet. Çdo popull ndëshkohet për faktin se bën gabimet e veta. I paguajnë vetë. Situata që i ka sjellë Kosovës Albin Kurti, është me arklitekturë të njohur. Albin Kurti, ka ndodhur që kanë lëvizur pllakat tektonike të Kosovës. Kanë ikur nga Kosova liderët e UÇK dhe është vendosur Albin Kurti. Por a do vendosen ato pllaka? Albin Kurti e ka pushtuar Kosovën, sepse nuk është Albin Kurti. Sot, Kosova është futur në heshtje botërore, është situata më e rëndë që ka Kosova. Më mirë do ishte në përpjekje për të kërkuar lirinë. Askujt në Perëndim nuk i intereson që ka Kosovë. Kosova nuk mund të bëhet si Palestinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!