Armando Duka vazhdon të flasë në Pressing, ABC News, duke u ndaluar te dy temat e radhës: Ligji i Sponsorizimit dhe Tatimi mbi Pagën. Mes të tjerash, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit foli edhe për ligjin e sponsorizimit.
LIGJI I SPONSORIZIMIT – “Dyshoj nëse do të mund të jem i qartë për ata që na ndjekin. Në vitin 1994, katër përqind e sponsozrimit njihej. Ai ligj solli zero lekë. Ligji i vitit 2019 thotë që kanë të drejtë të sponsorizojnë ata që kanë fitim 1 miliard lek. Ata kanë të drejtë të sponsorizojnë 5 për qind. Le të themi se sponsorizon 4 për qind, që janë 40 milion lekë. Pa sponsorizuar paguan 132 milion, duke sponzouar 120 milion lekë.
Më gjeni një biznes që sponsorizon për të kursyer 12 milion lekë. Përderisa ka dhënë rezultat zero deri tani, jam i bindur që kështu do të vazhdojë. Ne kemi propozuar, bashkë me Ministrinë e Arsimit. Ne Hungari janë pesë federata prioritare, që mbështeten me ligjin. Ne mund të përcaktojmë dy, tre, disa federata”.
TATIMI MBI PAGËN – “Nuk mund të paguajnë klubet sportistët me 5 mijë euro dhe të japë edhe 15 për qind. Dy vite nuk ka ndonjë efekt. Po t’i marrësh për 10 vite, nuk bëjnë sa një rrugicë në Përmet. Policët, arsimtarët paguhen 100 përqind nga buxheti i shtetit. Kosova po merr lojtarët më të mirë nga këtu. Të vazhdojmë ta marrin. Që të mos bëjën filma, le të ndihmoen për një periudhë”./abcnews.al